Vasili reagon ndaj Ambasadës së SHBA: Parlamenti një depo patatesh të kalbura!

Vasili reagon ndaj Ambasadës së SHBA: Parlamenti një depo

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës Amerikanë, e cila bën apel për regjistrim në zgjedhje. Në një status në Facerbook, Vasili e konsideron organin legjislativ një depo patatesh të kalbura.

Reagimi i Petrit Vasilit

Attention!!! Zgjedhjet nuk janë fushata grumbullimi patatesh te kalbura te krimit!!!

Attention!! Ca te huaj po mëtojnë të promovojnë standarde antidemokratike,që janë të paimagjinueshme për vendet e tyre.

Attention!! Alibia në anglisht me një fushatë grumbullimi patatesh, që po tentohet ti bëhet krizës me te rënde të përfaqësimit që ka përfshirë Shqipërinë është ndihma më e keqe për të dhe demokracinë e saj që rritet ngadalë dhe më shume mundime.

Attention!! Parlamenti është sot thjesht një depo patatesh të kalbura pas një fushate grumbullimi patatesh të drejtuar nga qeveria e telekomanduar nga krimi i organizuar.

Attention!! Ky parlament or in english this parlament është thjesht një instrument i kriminalizuar, që ligjëron korrupsionin dhe asgjesimin e luftës ndaj krimit të organizuar.

Attention!! Çdo ditë e mëtejshme e këtij parlamenti është një ditë e mirë për krimin, por njëherazi një ditë e zeze për qytetarët.

Attention!! Demokracia lind mbi përfaqësimin dhe kur përfaqësimi i qytetareve tronditet e asgjësohet demokracia vdes dhe çdo leksion apo didaskali në anglisht është thjesht një zë në veshin e një të vdekuri.

Attention!! Promovimi i nje tjeter fushate grumbullimi patatesh te kalbura ne 30 qershor eshte thjesht nje thike tjeter ne nje krize perfaqesimi,qe ndodhet ne buze te humneres.

Attention!! Zgjidhja i krizes se tmerrshme te perfaqesimit fillon nga zbardhja e dosjes 339 dhe 184,nga cuarja prapa hekurave te fajtoreve te grabitjes se zgjedhjes permes krimit te organizuar dhe nje thirrje e forte per ta bere kete ne shqip dhe anglisht do ta besonin te gjithe shqiptaret qe i njohin fajtoret,por njohin edhe qeverine qe i mbron ata e qe nuk lejon ti cojne ata perpara drejtesise.

Attention!!Shqiptaret presin nje thirrje te forte ne shqip dhe Anglisht qe fajtoret e korrupsionit te Unazes se Re te shkojne pas hekurave,presin qe fajtoret qe lane aeroportin nderkombetar ne dore te 4 krimineleve te shkojne pas hekurave,presin te shkojne pas hekurave ata qe i bejne presion medias se pavarur,presin te shkojne pas hekurave ata qe pastrojne parate dhe rrenojne ekonomine e Shqiperise.

Attention!! Shqiptaret ne keto 29 vjet pluralizem pervec flamurit kuq e zi kane valavitur pa u lodhur flamurin Amerikan dhe me pas ate te Europes se Bashkuar.

As Amerika dhe as BE nuk kane shnderruar senatet,dhomen e perfaqesuesve dhe parlamentet e tyre ne vend grumbullimi patatesh te kalbura te krimit te organizuar.

Attention!! Edhe Shqipetaret do te ecin vetem ne kete rruge dhe do te kene vetem kete shembull te Amerikes dhe BE dhe kurre nuk do te lejojne qe Republika Parlamentare nder ne te kthehet ne vend grumbullimi patatesh te kalbura te krimit te organizuar dhe qeveria si nje zgjatim i saj.

Kush ka kurajo le te thote te kunderten!!

EMISIONET