Vasili: Raporti i OSBE/ODIHR i vuri vulën e turpit votimeve moniste

Vasili: Raporti i OSBE/ODIHR i vuri vulën e turpit votimeve moniste

Petrit Vasili në një dalje për mediat në orët e vona të mbrëmjes së sotme (4 shtator) tha se raporti i OSBE/ODIHR i vuri vulën e turpit votimeve moniste të 30 qershorit.

Vasili: OSBE/ODIHR në raportin e tij i ka vënë vulën e trupit votimeve monistë të Edi Ramës. Praktikisht Shqipëria për shkak të Edi Ramës ka shënuar ka shënuar faqen e saj më të zezë, ka mbajtur votime moniste në pluralizëm, votime antidemokratike, votime kundra kushtetutës.

Lidhur me dekretin e Presidentit, OSBE thotë qartë. Gjykatës Kushtetuese, si organi i vetëm që vendos. Kërkush nuk ka folur, Gjykata Kushtetuese nuk kemi dhe dekretet e presidentit janë në fuqi dhe i bëjnë nul votimet moniste të 30 qershorit.

OSBE/ODIHR i vë vulën edhe KQZ si koka e pucit elektoral dhe kushtetutes që shkatërroi Shqipërinë. Prokuroria pohon OSBE/ ODIHR nuk ka kryer asnjë procedim për krimet zgjedhore. Mungesa e hetimeve penale konsolidon pandëshkueshmërisë mbi krimet elektorale të kaluara.

EMISIONET