Vasili: Rama i sëmurë pa shërim! Bën antimiting në Vlorë njësoj si i ndjeri Hysni Milloshi

Vasili: Rama i sëmurë pa shërim! Bën antimiting në

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i ftuar në studion e Ora News, tha se kryeministri Edi Rama do të përpiqet të bëjë një antimiting në Vlorë gjatë paradites së të shtunës, duke shtuar se kjo përcakton fatin e tij.

Pjesë nga intervista: 

Vasili: Po u them në mënyrë metaforike. Mjekësia e shpjegon shumë qartë; është një i sëmurë pa shërim.

-Rama?

Vasili: Po! Kur është një i sëmurë pa shërim ca orë më shumë, ca orë më pak nuk e ndryshojnë fatin e tij. Ky njeri i cili fantazinë më të madhe e ka të bëjë një antimiting nesër në Vlorë, e kuptoni që është më i ikur se ishte Ramiz Alia në vitin 1991. Pas atij viti, mazhorancat kanë këmbyer njëri-tjetrin, Shqipëria ka parë situata të trazuara, por të kthehej tek antimitingjet që bënte i ndjeri Hysni Milloshi në vitin 1991, as në fantazinë më të çmendur nuk e mendonte njeri. Ky individi që më keni vënë në sfond deri këtu i shkon fantazia. Praktikisht është i vetëdeklaruar i ikur. Kush bën antimitingje e ka të deklaruar fatin e tij. Është thjesht dhe vetëm njp funeral i shtyrë.

EMISIONET