Vasili: Rama do të vjedhë kryeprokurorin, shteti ligjor në rrezik

Vasili: Rama do të vjedhë kryeprokurorin, shteti ligjor në rrezik

Kryetari  i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili akuzon Ramën se do të vjedhë kryeprokurorin dhe se shteti ligjor është në rrezik.

Duke iu referuar deklaratës së sotme në mbledhjen e grupit parlamentar socialist të kryeministrit Rama, Vasili deklaron se nëse Rama e zgjedh vetë kryeprokurorin, ky kryeminister shndërrohet përfundimisht në bandit politik dhe mazhoranca e tij në një shumicë kriminale antiligj dhe antishtet.

Postimi i Vasilit

Kryeministri do qe te vjedhe kryeprokurorin, shteti ligjor ne rrezik.

Ky kryeministri flet dhe thote: s'e paska qartësisht të drejtën ta zgjedhe prokurorin e përkohshëm.
Kush ia dha kete te drejte narkotrafikanteve? Ky nuk ka asnje te drejte as Kushtetuese as Ligjore.
Kuvendi i Shqiperise, sherbimi i tij juridik shpjegon qarte dhe me shkrim se duhen 84 vota.
Ku i ka kryeministri 84 vota?


Apo shpjegimet qe nuk i pelqejne nuk i mban mend, i mohon, i refuzon?

Ka konsensus te plote me opoziten dhe qe nga sot le te kthehemi ne Kuvendin e Shqiperise dhe te rregullojme ligjet e bera cope-cope nga ai dhe sufleret e tij, qe nuk flasin shqip.
Ndryshe, ne se e zgjedh vete kryeprokurorin, ky kryeminister shnderrohet perfundimisht ne bandit politik dhe mazhoranca e tij ne nje shumice kriminale antiligj dhe antishtet.
Ndaj ketij banditizmi ka vetem nje pergjigje: permbysje pa asnje hezitim me cdo mjet e menyre.

Shteti ligjor ne rrezik, kjo eshte emergjence kombetare!


EMISIONET