Vasili: Palmat e thara në autostradë po kërkohen të zëvendësohen me 2.5 mln euro pisha

Vasili: Palmat e thara në autostradë po kërkohen të

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili denoncon se qeveria po kërkon 2.5 milionë euro për të zëvendësuar palmat e thara në autostradën Tiranë-Durrës me pisha.

Përmes një postimi në facebook Vasili e quan  mizerabilitet të hajdutërisë dhe rrënim që vjen prej padijes të kryeministrit Edi Rama.

Kryeministri ropi parate e palmave ne autostrade, tani do rjepe te pishave. Sa turp! Qindra milion leke palma ne autostraden Tirane -Kashar u thane,u asgjesuan,ju vodhen njerezve te thjeshte.

Specialiste,media,shoqeri civile,politikane e argumentuan teresisht qe kjo eshte vjedhje e ndyre diten per diell. Kryeministri i kazanit te trafikanteve i mbrojti fort palmat, me pasion prej trafikanti dhe me humor prej gastori te decerebruar. Sot na kerkojne 2.5 milion euro te tjera per te zevendesuar palmat e thara me pisha. A ka turp ky kryeminister? Apo e ha turpin me buke boll qe te rjepe parate e pishave sic ropi parate e palmave. Ky eshte mizerabiliteti i hajduterise dhe rrenimi qe vjen prej padijes,ky i ka te dyja.




EMISIONET