Vasili: Mos i besoni Ramës, barna onkologjike nuk ka

Vasili: Mos i besoni Ramës, barna onkologjike nuk ka

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vesili sot ka akuzuar kryeministrin Rama se gënjeu kur tha se do të ketë barne në spital për të sëmurat me kancer.

Duke iu referuar një artikulli të një media në vend, Vasili i bën thirrje qyetarëve që mos e besojnë kryeministrin.

"Kryeministri që shpërdoron mizorisht dhimbjen dhe luftën për jetën, bëri një teater të pacipëme hallin e madh të zonjës së nderuar nga Rresheni, që i kërkoi barnat onkologjike, qënuk ja jepte prej kohësh spitali. Ky kryeministri, që turpin nuk e njeh u ngrehos e vajti në spital me zonjën nga Rrësheni, që gjoja t'ja jepte vetë barnat e tha pa ju dridhur qerpiku se për pak ditë të gjithë barnat onkologjike do tua siguronte ai të sëmurëve, ai gënjeshtari noterik më i madh i këtij vendi. Barna nuk ka, ky është realiteti. Ndaj miqësisht ju them mos e besoni kurrë kryeministrin sepse ai është gënjeshtra vetë, jeta e tij është gënjeshtër, teatri i tij është gënjeshtër, fjala e veprimi i tij janë gënjeshtër dhe ai gjallon në gënjeshtër", shkruan Vasili në FB.

EMISIONET