Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili thotë se Shqipëria rrezikon të paguajë rreth 2 miliardë euro për prishjen e disa kontratave. Vasili ngre alarmin për një tjetër 1997.

 Përmes një postimi në facebook Vasili i kërkon Ramës të japë shpegime lidhur me këtë faturë që rrezikon Shqipërinë.

Petrit Vasili shkruan

Kryeministër, vrite frikën dhe fol për 2 miliardë eurot që rrezikon Shqipëria, nuk ta kemi borxh një tjetër 97'.

Shqiperia rrezikon te paguaje rreth 2 miliard euro per prishjen e disa kontratave.

Kjo shume parash eshte nje termet financiar per ekonomine e vendit dhe per cdo shqiptar.


Eshte e barabarte me pasojat qe shqiptaret provuan deri ne palce me renien e piramidave financiare ne 1997.


Kryeministri fajtor hesht. Ky gjitholog i palodhur, qe flet per gjithçka dhe per asgje hesht. Ky pergjegjes per kete situate katastrofike hesht. Ky mosreagues per zgjidhjen e situates, megjithëse eshte paralajmeruar zyrtarisht hesht.


Apo mendon ky se sikurse me drogen, qe pasi ky permbyti vendin i futi nje leter europes dhe lau duart,po keshtu do te beje edhe me keto miliarda qe rrezikon te paguaje Shqiperia dhe shqiptaret e varfer.


Mjaft u trembe, vri friken kryeminister dhe fol per 2 miliardet, pastaj fol per brekushet yamamoto, pikturat, bienalet e artit dhe mijëra vanitetete te nje mendjehumburi
.

/Ora News.tv/