Gazetari i gazetës Bild, Peter Tiede, në një shkrim të muajit maj e konsideronte kryeministrin Edi Rama një "gangster" dhe Shqipërinë "një shtet të mafias".

Ish-deputeti, Petrit Vasili, thotë se gazetari gjerman nuk ka bërë asgjë më shumë përveçse ka dhënë një diagnozë në raport me sjelljen dhe mënyrën sesi qeveris Edi Rama.

Vasili: Gazetarët bëjnë diagnozë. Kur Kryeministri ka të gjitha premisat, sjelljet dhe veprimet e një gangsteri, diagnoza që i bën një profesionist i medias është një kryeministër gangster. Ai nuk ka zbuluar, ka vënë diagnozën. Nëse gangsteri del dhe thotë që kryetari i bashkisë sime nuk e njeh fare dhe nuk ka asnjë lidhje, të dalin plot nga këto fakte, ky është gangster dhe gënjeshtar.E keni të freskët sot, ky shkon në një situatë tragjike, tërmet dhe thotë që ne mund tu sigurojmë juve që tu martojmë dhe djemtë nëse i keni të pamartuar, kur vetë për të qarë hallin e çatisë. Sërish gangster. Gangnster si hajdut, gangster si dizinformues i opinionit publik dhe gangster për moralin që ka.Ç'ka bërë gazetari gjerman? Me qetësi ka bërë një diagnozë dhe diagnoza është gangster.

/Ora News.tv/