Vasili: Arsimi publik tërësisht falas, të financohet me miliardat e koncesioneve

Vasili: Arsimi publik tërësisht falas, të financohet me miliardat

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, thekson që arsimi publik duhet të jetë falas dhe të financohet me miliardat e koncesioneve.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Arsim publik falas më e pakta dhe bëhet me miliardat e koncesioneve.

Arsimi publik falas është detyrimi me minimal për shqiptarët, me mësimdashësit, që mund të kenë ekzistuar ndonjëherë.

Ky kryeministër dhe kjo qeveri kanë derdhur pa ju dridhur qerpiku miliarda euro, po miliarda euro vërtet, për rrugë fantazma, koncesione në shëndetësi, fasada, zyra e ëc etj., etj., etj.

Arsimi publik falas të financohet duke ndalur këto koncesione grabitqare, që janë kthyer në një hon që përpin para'.

Në qoftë se kryeministri dhe qeveria nuk bëjnë Arsimin Publik Falas dhe vazhdojnë grabitjen dhe hajdutërinë e tmerrshme me koncesionet, do të thotë se ata janë deklaruar përfundimisht kundër popullit, kundër të rinjve pra jane :

ARMIQ TE POPULLIT

EMISIONET