Varet në avion në rreth 10 mijë metra lartësi

Varet në avion në rreth 10 mijë metra lartësi

Një bashkëpilot kinez po rimëkëmbet në spital, pasi mbeti i varur nga dritarja e kabinës së avionit me gjysmën e trupit të tij në një lartësi prej rreth 9753 metra.

Xu Ruichen, 27 vjeç, u shpëtua nga rripi i tij i sigurisë pasi xhami para tij u plasari dhe ra nga avioni i Sichuan Airlines që mbante 119 pasagjerë, tha kapiteni i fluturimit në mediat kineze.

Pavarësisht nga fakti se temperatura e kabinë arriti papritmas në minus 40 gradë Celsius, kapiteni Liu Chuanjian uli në mënyrë të sigurt "Airbus A319" në jug-perëndim të Kinës dje në mëngjes.

Aeroplani Sichuan Airlines, 3U8633, ishte caktuar të fluturojë nga Chongqing në Lhasa. Ai u nis në Chongqing në 6:27 dhe duhet të mbërrinte në Lhasa në 9:27 am.

Një nga xhamat e avionit thuhet se u shkatërrua rreth një orë në fluturim kur Airbus A319 po fluturonte mbi qytetin e Chengdu.

Kapiteni Liu Chuanjian tha se incidenti shkaktoi që bashkëpiloti i tij të hidhej pjesërisht nga dritarja.

Sipas Xinhua, kapiteni lëshoi një kod urgjence 'Squawk 7700', duke njoftuar objektet e kontrollit të trafikut ajror për situatën e rrezikshme.

EMISIONET