Vangjel Dule: Jemi vendi me standardet e të ulta të respektimit të të drejtave të minoriteteve

Vangjel Dule: Jemi vendi me standardet e të ulta të respektimit

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule tha se Raporti i KiE e rendit Shqipërinë në vendet me standardet më të ulëta sa i përket respektimit të të drejtave të minoriteteve etnike.

Dule theksoi se duhet dialog i sinqertë politik për përmirësimin e kuadrit ligjor për minoritetet.

Vangjel Dule: "Në shtetin tonë nuk respektohen në masën që i kërkohen të drejtat e pjestarëve të minoriteteve etnike. PBDNJ i drejtohet qeverisë por edhe klasës politike në vendin tonë se Shqipëria ka nevojë për instituticionalizimin e një dialogu permanent dhe të sinqertë midis strukturave shtetërore dhe qeveritare me qëllim që të plotësojë kuadrin ligjor, të amendojë dhe ta përmirësoj atë që të përputhet me standardet e respektueshme në juridiksionin e Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Europian.

Të ngrihen të gjitha instrumentet e nevojshme në nivel lokal dhe qendror që do mundësojnë këtë dialog por edhe implementimin e legjislacionit. Duhet kultivuar ai vullnet politik, i cili në masë të konsiderueshme mbetet negativ ose inekzistenc në lidhje me respektimin e të drejtave të minoriteteve. Fatkeqësisht jemi vendi me standartet e të ulta të respektimit të drejtave të tyre. "

Një ditë më parë, në opinionin e tij për Shqipërinë, Komiteti Këshillues i Këshillit të Europës për Konventën mbi Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare, i kërkoi Tiranës të bëjë funksional ligjin vendas mbi mbrojtjen e pakicave kombëtare nëpërmjet miratimit të një legjislacioni shtesë.



EMISIONET