Vandalizëm në bulevardin e Hollywood-it, shkatërrohet ylli i Jennifer Lopez

Yjet e disa emrave të njohur në “Hollywood Walk of Fame” janë shkatërruar mbrëmjen e kaluar. 

Emra të njohur të ekranit si Jennifer Lopez, Ellen DeGeneres, Michael Buble dhe Pharrell janë vandalizuar me anë të disa bojërave grafiti.

TMZ ka zbuluar se yjet do të rregullohen sot dhe thuhet se personi që i shkatërroi do të kapet nëpërmjet kamerave.

Duket se viktimë e  vandalizmit nuk është vetëm Donald Trump, ylli i të cilit është dëmtuar disa herë.

EMISIONET