Van Gaal "thumbon" Mourinhon: United-i im nuk bënte kaq lojë të mërzitshme

Van Gaal "thumbon" Mourinhon: United-i im nuk bënte kaq lojë

Sikur të mos mjaftonte humbja me Manchester City-n, Jose Mourinho-s i duhet të merret dhe me kritikat drejt tij. Ish-tekniku i Manchester United, Louis Van Gaal ka kritikuar portugezin për lojën që po zhvillon me "Djajtë e Kuq".

Ndërkohë tekniku holandez ka lavdëruar "qytetarët" e Guardiolës, që tashmë ndodhen 11 pikë larg United të vendit të dytë.

Unë do të shikoja më parë City-n se United, sepse duket qartë që City ka një skuadër më të mirë. United tani po luan futboll mbrojtës, ata thjeshtë parkojnë autobusin para portës, ndërsa unë të paktën beja futboll sulmues dhe jo futboll të mërzitshëm si tani”, ka deklaruar Van Gal.

EMISIONET