Van Dijk karikon Liverpool: Kampionati është ende i mundur

Van Dijk karikon Liverpool: Kampionati është ende i mundur

“Mos u dorëzo kurrë”. Ky është slogani që ka shoqëruar skuadrën e Liverpool gjatë këtij sezoni.  Këtë fundjavë “The Reds” do të luajnë ndeshjen e fundit në Premier League ndaj Wolves dhe një fitore mund t’i shpallë kampion.

Në një intervistë për Sky Sport ka folur “gjigandi” Virgil van Dijk. Holandezi ka dhënë mendimin e tij mbi këtë fund sezoni.

“Duhet të fitojmë ndeshjen me Wolves. Ky është objektivi ynë.”

Liverpool gjendet vetëm 1 pikë pas Manchester City. Këta të fundit do të luajnë në transfertë me Brighton. Në rast fitoreje “Qytetarët” do të shpalleshin kampion për të dytin vit radhazi.

“Të gjithë po flasin për ndonjë mrekulli të Brighton, por ne duhet të fokusohemi tek ndeshja jonë pasi Wolves po zhvillon nje sezon shumë pozitiv”,- u shpreh van Dijk.

Faktori fushë është gjithmonë një bonus.

“Fakti që luajmë ndeshjen e fundit në shtëpi na motivon. Do të bëjmë detyrën tonë dhe më pas të shohim. Përgjatë gjithë sezonit kemi treguar se çfarë jemi të aftë të bëjmë.”

“Ky është vetëm fillimi. Kemi bërë hapa të mëdhenj. Unë erdha vetëm vitin e kaluar në këtë ekip dhe ja tek jemi. Gjëja më e rëndësishmë është të punojmë fort dhe mbi të gjitha të besojmë”, - e mbylli fjalën 27 vjecari.

Liverpool dhe Manchester City do të luajnë ndeshjet respektive në datën 12 maj në orën 16:00.

EMISIONET