Barcelona mund të ketë një yll të ri në organikë. Ruqiu Puig erdhi nga stoli dhe bëri përshtypje të mërkurën në mbrëmje me një asist, pasi katalanasit mposhtën Leonesa 4-1 në Kupën e Mbretit.

Ernesto Valverde u shfaq i kënaqur nga ndikimi i të rinjve pas fitores me "poker" sidomos me Ruqiu Puig.

"Ne jemi të lumtur me të", tha trajneri në konferencën për shtyp. "Ky është hapi i parë i një karriere të gjatë. Pig është një lojtar interesant që gjithmonë dëshiron topin, por duhet të jeni të durueshëm me të".

Malcom bëri një performancë të mirë, por u largua nga fusha i dëmtuar dhe shqetësimi është i madh ndonëse shkalla e dëmtimit të tij mbetet e panjohur.

"Ai ka një shtrembërim. Nuk e dimë se sa kohë do të qëndrojë jashtë, por ai kyç, në të njëjtin poziocon ku u dëmtua në verë kështu që ai është pak i frikësuar.",-shtoi  Valverde që zgjodhi të pushonte lojtarët titullar, por pavarësisht kësaj fitoi me lehtësi.

"Ishte një lojë për ata që kishin më pak minuta. Një përzierje me lojtarët nga ekipi B. Kundërshtari nuk u dorëzua as në 3-0 dhe atmosfera ishte e mrekullueshme në stadium", deklaroi Valverde.

/Ora News.tv/