Valverde: Marr përgjegjësi e eliminimit, kupa e kampionati "ngushëllimi" ynë

Valverde: Marr përgjegjësi e eliminimit, kupa e kampionati

Barcelona u eliminua në çerekfinalen e Champions League nga Roma dhe për trajnerin e katalanasve Ernesto Valverde, skuadra nuk luajti mirë në ndeshjen, duke pranuar se u dominuan tërësisht nga të besuarit e Eusebio Di Francesco.

Kur humbet kështu është gjithmonë e vështirë. Por, është e thjeshtë të thuhet se kundërshtari ynë ishte shumë i fortë nga minuta e parë në të fundit. Roma ushtroi një presion të lartë në të gjithë fushën, çka e bëri të vështirë për të luajtur ndeshjen tonë. Kundërshtari fitoi topat e dytë, ndërsa koha e golave të tij ishte e rëndësishme.

 “Kjo ishte një ditë e keqe për ne. E vërteta është se Roma ishte shumë mirë, ndërsa ne nuk ishim. Kjo është një humbje e dhimbshme, nuk ka dyshim. Të gjithë ne kemi pasur dëshirën për të fituar këtë kompeticion, por Roma na eliminoi në çerekfinale. Ne kemi mbetur prapa në këtë rrugë, por nuk ka ilaç tjetër, përveçse të vazhdojmë me fitimin e dy trofeve të tjerë sezonalë, që do të jenë "ngushëllim" për këtë ditë të vështirë”,-deklaroi Valverde në konferencën për shtyp, menjëherë pas ndeshjes.

EMISIONET