Valixhja peshonte shumë, policët habiten nga ajo çfarë gjejnë

Valixhja peshonte shumë, policët habiten nga ajo çfarë

Rojet kufitare turke janë tronditur jo pak kur kanë hapur një valixhe.

Gjatë kontrollit rutinor, ata kanë hedhur në tokë një valixhe të madhe dhe kur e kanë hapur kanë zbuluar një vajzë 27 vjeçare.

Gruaja uzbeke u zbulua brenda valixhes së një të riu gjeorgjian 24 vjeçar në kalimin kufitar Sarpi.

Njeriu, i cili nuk u identifikuar, po përpiqej ta kontrabandonte atë në Provincën turke të Artvinit, e cila kufizohet me Gjeorgjinë.

Videoja tregon një polic turk që hap valixhen e madhe të zezë pas dyshimeve që lindën për peshën e saj.

Një grua e re e veshur me një t-shirt të bardhë u gjet brenda, e cila u përpoq të fshihte fytyrën e saj.

Marrëdhënia midis Uzbekistanit dhe Turqisë është përmirësuar kohët e fundit dhe qytetarët e uzbekë nuk kanë nevojë për vizë për një qëndrim 30-ditor në Turqi.

Por vajza e re thuhet se ka marrë një ndalim pesë vjeçar për të hyrë në vend.

EMISIONET