Deputetja e PD-së, Valentina Duka i bëri thirrje kryeministrit të heqë dorë urgjentisht nga goditja e rektorëve, pedagogëve dhe dekanëve të universitetit.

'Po a shkon Merkeli të marrë mikrofonin të shajë pedagogët?! Sado difekte të kenë ata. Ata janë asete kombëtare, prandaj të gjithë të mbështesim pedagogët. Të gjithë ti thërrasim grupe grupe, të gjithë janë tanët. Dekanë, rektorë, pedagogë janë asete kombëtare. Mund të kenë bërë gabime por nuk kanë bërë 0.001% të gabimeve që ka bërë elita politike. Nuk kanë mbushur Shqipërinë me kanabis. Nuk po dëbojnë studentët. Të gjithë të ngremë zërin kundër politikës që po godet përditë e më shumë për të fshehur gabimet e veta dhe bëmat e veta kundër pedagogëve.  " tha Duka sot paradite në Komisionin e Medias.

Pedagoget nje mije here me te nderuar- Deputetja e PD-se i bëri thirrje  pedagogëve tashmë deputetë të bëjnë një deklaratë në mbrojtje të pedagogëve kundër sulmeve të kryeministrit.

"Kryeministri i Shqipërisë duhet të heqë dorë urgjentisht nga goditja e rektorëve. Të bashkohemi të gjithë ti kërkojmë kryeministrit të heqë dorë nga të gjitha sulmet ndaj rektorëve , pedagogëve, e dekanëve të Universitetit sepse sado gabime të kenë bërë në jetën e tyre, stafet akademike të universiteteve janë asete kombëtare. Janë njerëz njëmijë herë më të nderuar se politikanët. Unë pedagoge e universitetit isha 1 mijë herë me e nderuar sesa politikane sot.

Të bashkohemi të gjithë, jemi 7-8 pedagogë, të bëjmë deklaratë në mbrotje të stafeve akademike. Kryeministri i Shqipërisë duhet të heqë dorë urgjentisht nga goditja e dekanëve. Si mund të përdorë ministren e Shëndetësisë sikur të ishte rektore universitetit të Mjekësisë. Ku merr vesh ministrja se çjanë kurikulat universitare. Ato në të gjithë botën, janë ekskluzivitet i Universitetit.

 Të presim dhe ne të dëgjojmë pedagogët. Nëse do të mbështesim paktin për universitetin do të shkatërrojmë autonominë.  Dhe të mos flasim që pedagogët kanë frikë për VKM 777, jo nuk kanë frikë. Kur nuk kanë frikë politikanët nga vetingu pedagogët nuk bëhen merak fare."

Historia personale- Deputetja tregoi dhe një histori personale

"Pardje kam pasur ditëlindjen, kisha 60 vjetorin. Në raste ditëlindjesh kur kam qenë pedagoge universiteti kam pritur vetëm lule nga ish-studentë e pedagogë e kolegë, si politikane, jo vetëm që nuk kam marrë një trëndafil por jam shumë e lumtur se nuk kam marrë një thes me plehra sepse e tillë ka qenë vazhdimisht i mbushur parlamenti nga mediat sociale për shkak të gjuhës që përdoret dhe goditjeve që marrin politikanë të ndryshëm në ambientet e parlamentit. Për këtë jam e lumtur që ai kosh nuk më erdhi në shtëpi."                    

/Ora News.tv/