Valencia nuk e do Cancelon, klubi i Seria A bën gati ofertën

Valencia nuk e do Cancelon, klubi i Seria A bën gati ofertën

Pas një viti në Itali me Interin, Joao Cancelo do të qëndrojë në Serinë A.

Portugezi ka arritur akordin me kampionët e Italisë, Juventusin dhe në ditët në vijim pritet të vij dhe zyrtarizimi.

Juventusi ka dërguar ofertën dhe gjithçka që mbetet është që të dyja klubet të bien dakord për një tarifë transferimi dhe se si do të paguhet.

Mateu Alemany, drejtori i përgjithshëm i Valencia, është i bindur se "Zonja e Vjetër" mund të përmbushë 40 milion euro e tij duke kërkuar çmimin për Cancelo dhe negociatat pritet të përfundojnë rreth fillimit të javës së ardhshme.

Në radhët e Interit, Cancelo zhvilloi një sezon fantastik, duke qënë deciziv për zikaltërit që falë tij siguruan kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

EMISIONET