Valencia ka përfunduar zyrtarisht nënshkrimin me portierin e Barcelonës, Jasper Cillessen.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit spanjoll, me holandezin që bëhet futbollisti i parë që bashkohet me Valencian gjatë kësaj merkato vere. Një lajm vërtetë i mirë ky për tifozët e Valencias, që mund të mbështeten te eksperienca e 30 vjeçarit në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, UEFA Champions League.

Cillessen u bashkua me katalanasit në vitin 2016 nga Ajax, por magjia e tij u "snobua" nga ardhja në skuadër e Marc-Andre ter Stegen, që ofron garanci në katërkëndësh.

/Ora News.tv/