Testimi i vaksinës së parë të malaries në botë për të mbrojtur fëmijët do nisë në Malawi.

Vaksina RTS, S trajnon sistemin imunitar për të sulmuar parazitin e malaries, që përhapet nga kafshimet e mushkonjave.

Eksperimentet e mëparshme treguar se 40% e fëmijëve të moshave 5-17 muajsh që vaksinoheshin ishin të mbrojtur.

Rastet e malaries janë duke u rritur përsëri pas një dekade suksesi në luftimin e sëmundjes vdekjeprurëse.

Sipas shifrave më të fundit vjetore, rastet globale të malaries nuk po bien, duke shkaktuar shqetësime rreth rilindjes së saj.

Më shumë se 90% të të prekurve që ishin infektuar dhe 435.000 të vdekurit janë nga Afrika. Fëmijët janë veçanërisht të prekur.

Malawi konfirmoi 5 milionë raste në vitin 2017 dhe është përzgjedhur së bashku me Kenian dhe Ghanën për të përdorur vaksinën RTS, S në shkallë të gjerë.

/Ora News.tv/