Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora janë tre këngëtaret shqiptare që po sundojnë tregun muzikor ndërkombëtar.

Tre yjet e muzikës ndodhen në top listat britanike.

Bebe Rexha ndodhet në vendin e 13 të listës së iTunes në Britani, në vendin e gjashtë qëndron Dua Lipa dhe në vendin e katërt Rita Ora.

Lajmi është konfimuar nga këngëtarja Bebe Rexha me anë të një postimi në Instagram kur shprehet mjaft e lumtur për këtë arritje.

"3 vajza shqiptare në top 20!"

Gjithashtu Bebe është shprehur mjaft krenare edhe për Dua Lipën dhe Rita Orën, duke i bërë tag në postim.

Por midis Duas dhe Ritës është raportuar një marrëdhënie jo e mirë. Mesa duket Bebe kërkon që ti qetësojë këngëtaret dhe ti bëjë bashkë.

Ndërsa nga ana e dy këngëtareve nuk ka pasur asnjë reagim ndaj postit.

Fansat kanë shprehur dëshirën që tre yjet të bëhen një ditë bashkë.

“Tre shqiptare në top 20-tëshe! E pabesueshme! E di që prindërit e të trejave kanë punuar fort që të siguronin një jetë më të mirë për ne. Babai im erdhi në Amerikë në 80-tën dhe ka bërë gjithçka për mua. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe që kam arritur kaq shumë, e jam akoma dhe më krenare për femrat që po ecim së bashku drejt fitores. Kjo është për babain tim. Vajzat shqiptare po kryesojnë,"-shkruan Bebe Rexha.

/Ora News.tv/