Policia franceze ka arrestuar një çift 31 vite pasi vajza e tyre u gjet e vdekur, pas analizave të provave të ADN-së.

Trupi i gjymtuar i vajzës, identiteti i së cilës nuk është zbuluar, u gjet anës së një autostrade në Francën qendrore në vitin 1987.

Prindërit u gjurmuan pas një ADN-je të djalit të tyre, që u mor për një çështje tjetër, u përputh me atë të vajzës, njoftoi media franceze.

Ata do të merren në pyetje nga një gjyqtar të enjten dhe mund të përballen me akuza për vrasje.

Prindërit nuk janë identifikuar por besohet se janë reth moshës 60 vjeç.

Trupi i vajzës u gjet në një kanal përgjatë autostradës A10 pranë qytetit Blois në gusht 1987.

Autoritetet arritën që ta identifikonin dhe besohej se vajza ishte midis tre dhe pesë vjeç në kohën kur vdiq.

Vajza kishte shenja të abuzimit të tmerrshëm dhe për një kohë të gjatë. Ajo kishte kocka të thyera dhe djegie me hekur. Pjesë të trupit të saj u gjymtuan. E emëruar 'martirja e vogël e A10', ajo u varros në një varr anonim.

Rasti hutoi policinë për dekada të tëra. Rasti u hap në vitin  2012 kur një thirrje për dëshmitarë u publikua së bashku me një pamje të fytyrës së vajzës, me titullin: "Kush është?".

Vajza u përshkrua se ishte këmishë blu, flokë kaçurrela të zeza dhe me origjinë nga Mesdheu, ndoshta në Afrikën e Veriut.

Por ngjarja doli në dritë vitin e kaluar kur një burrë u arrestua për një incident të dhunshëm. ADN-ja e tij thuhet se e identifikoi atë si vëllain e viktimës. Pas shumë muajsh, hetimet e çuan policinë tek prindërit.

/Ora News.tv/