Vajza që takoi Ramën për fishat e diabetit: E falenderoj për premtimin, pres të bëhet sa më shpejt

Vajza që takoi Ramën për fishat e diabetit: E falenderoj për

Damiana Bakiu, 12-vjeçarja, që Rama takoi për t’i premtuar se fishat e diabetit do të ofroheshin falas nga shteti, falenderon Kryeministrin për mbajtjen e fjalës, ndërsa pret që vendimi të bëhet sa më shpejt realitet.

Të njëjtën shpresë ka edhe e ëma e saj, Entela, që hapi dyert për vizitën e Kryeministrit në shtëpinë e saj.

Damiana: “E falenderoj që dha këtë premtim dhe shpresojmë që të bëhet sa më shpejt”.

E ëma e Damianës: “Kur na erdhi Kryeministri na dha fjalën, madje unë i thashë që ne shpresojmë shumë, madje jo vetëm unë, por të gjithë prindërit. Na tha që kjo punë ka mar fund, tani ne shpresojmë, nuk e di se çfarë është bërë më tej”. 

Drejtori i Shoqatës së Fëmijëve me Diabet, Asim Toro, thotë se nga rimbursimi i fishave të diabetit, një familje i kursehen 6 deri në 9 mijë lekë në muaj.

Asim Toro: Ne realizuam sigurimin e fishave dhe aparateve për fëmijët deri në moshën 18 vjeç. Familjeve arritëm t’u lehtësojmë një kosto prej 60 deri në 90 mijë lekë të reja”.

Pas realizimit të kerkesës për rimbursimin e fishave për fëmijët deri në 18 vjeç, pacientë të tjerë mbi këtë moshë kërkojnë që ky vendim të merret edhe për të rriturit. Më konkretisht, Dea, studentë në vitin e tretë për Inxhinieri Gjeomjedisi, e cila prej 13 vitesh vuan nga sëmundja e diabetit, apelon për rimbursimin e pompave, të paktën gjatë shtatzënisë.

Dea, paciente me diabet: “Siç morën fëmijët mundësinë për të pasur fishat do të dëshiroja që t’i kisha edhe unë. Do të doja shumë që të rimbursoheshin edhe pompat të paktën për vajzat që mund të jenë me diabet gjatë shtatzënisë duke pasur një mundësi për të mos e humbur fëmijën”.

Kërkesa e radhës së pacientëve me diabet është rimbursimi i sensorëve të cilët reaizojnë matjen e sheqerit në gjak 200 herë gjatë ditës jo vetëm katër herë dhe sipas tyre diferenca ekonomike me fishat është e vogël.

 

EMISIONET