Vajza me autizëm do bëjë historinë në konkursin e bukurisë

Vajza me autizëm do bëjë historinë në konkursin e

Duke u rritur me autizëm, Rachel Barcellonas iu tha që të kufizonte pritjet e saj.

"Më thanë që kurrë nuk do diplomohesha apo se nuk do kisha asnjë shok,"-tha ajo për CNN. "Se çdo gjë e keqe do më ndodhte mua vetëm sepse kisha autizëm."

Por këtë muaj, 22-vjeçarja do bëjë historinë si konkurrentja e parë me autizëm në Miss Florida.

"Dua të përdor zërin tim për të frymëzuar shpresë për të tjerët,"-u shpreh Barcellona. "Ndërgjegjësimi është në rregull, por ne kemi nevojë për pranim."

Rachel tha se nëna e saj, një infermiere, ishte shtysë për të që të ecte përpara.

Ajo ka marrë pjesë në konkurse që kur ishte 5 vjeç dhe tani aspiron më shumë.

Barcellona është këngëtare, avokate e njerëzve me aftësi të kufizuara dhe një model për fëmijët në punën e saj Glazer Children's Museum në Tampa.

"Dua që njerëzit ta dinë se autizmi nuk më pengon jetën. Është një mundësi për mua të arrij ëndrrat e mia,"-tha ajo.

Raundet për përzgjedhjen e Miss Florida do mbahen në Lakeland nga 25 qershori deri më 27 qershor, ndërsa finalja do mbahet më 29 qershor.

EMISIONET