"Vajza e dikurshme", “Pegi” sjell një thriller psikologjik dhe magjepsës

"Vajza e dikurshme", “Pegi” sjell një thriller

 “Vajza e dikurshme” është libri më i fundit që ka hedhur në treg Shtëpia e Botimeve “Pegi”. Me autor JP Delany, romani vjen në shqip me perkthimin e gazetarit, Blendi Salaj, dhe është një nga librat më të shitur të vitit dhe i përkthyer në mbi 40 gjuhë të botës.

Një thriller psikologjik, magjepsës dhe ngërthyes që trajton historinë e dy grave, Emës dhe Xhejnit, është subjekti i librit më të ri “Vajza e Dikurshme” që sjell për lexuesit Shtëpia e Botimeve Pegi.

Me autor JP Delany, romani vjen në shqip me perkthimin e gazetarit Blendi Salaj.

Po përse duhet ta kemi në duar këtë libër?

Blendi Salaj: Për lexuesin do të jetë një libër shumë i mirë, është një lexim i këndshëm, lexim magnetik që po hyre brenda ti do të marrësh vesh çfarë ndodh, sepse çdo kapitull sikur këputet.

 “Vajza e dikurshme” është një nga librat më të shitur të vitit dhe i përkthyer në mbi 40 gjuhë të botës.

EMISIONET