Vajushi takohet me golin, Migjen Basha fiton "derbin e shqiptarëve"

Vajushi takohet me golin, Migjen Basha fiton "derbin e

Goli i Armando Vajushit nuk i ka mjaftuar Avellinos për të marrë pikë përballë Barit, që nga ana e saj ka përmbysur disavantazhin e pjesës së parë.

Një takim me "aromë" derbi në stadiumin "Partenio"pasi në fushë për Barin ishte dhe Basha. Takimi nisi mirë për vendasit që gjetën golin e avantazhit me sulmuesin shqiptarë Armando Vajushi. Futbollisti i transferuar në këtë merkato janari tek skuadra që mban momentalisht vendin e 17-të, realizoj një gol të bukur duke kaluar në delirë tifozët dhe stafin e Avellino.

Por festa zgjati vetëm në 45 minutat e para, pasi në fraksionin e dytë, Bari i cili kishte në kabinën e regjisë një tjetër futbollist shqiptarë, Migjen Bashën e gjeti forcën për të reaguar.

Në minutën e 64-t ishte i përhershmi Nene që vendosi baraspeshën, ndërsa në minutat shtesë, Cisse u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke i dhënë një fitore shumë të çmuar skuadrës bregdetare.

Momentalisht Avellino mbetet jashtë zonës së ftohtë, por rrëzikon shumë rënien nga kategoria, ndërsa Bari vazhdon të shpresoj tek ngjitja në elitën e futbollit italian, Seria A.

EMISIONET