Vajtimi i nënës Orkë, mban me vete këlyshin e ngordhur prej dy javësh

Ka zgjatur më shumë se dy javë zia e një orke, e cila nuk arrinte dot të mësohej me ngordhjen e këlyshit të saj të sapo lindur.

Kështu, e ka marrë me vete duke e shtyrë me fytyrë.

Këtë sjellje të gjitarit e kanë vënë re kërkuesit e Qendrës së Kërkimeve mbi Peshkaqenët në Washington të cilët survejojnë detin nga British Columbia dhe Alaska.

Mamaja orkë e ka lënë të shkojë këlyshin e saj pas 17 ditësh, kur ka nisur të dekompozohet dhe i është ribashkuar grupit të saj,

Grupi i kërkuesve është ndjerë i lehtësuar nga sjellja e orkës: gjitari po rikthehet në normalitet dhe tregon një sjellje miqësore me pjestarët e tjerë të grupit.


EMISIONET