“The Vagina Bible”, libri mbi shëndetin vaginal bllokohet nga mediat sociale

“The Vagina Bible”, libri mbi shëndetin vaginal bllokohet nga

Twitter, Facebook dhe Instagram bllokuan reklamat për promovimin e librit të një mjekje për shëndetin vaginal.

Postime të shumta në mediat sociale ku u përdor fjala ‘vaginë’ për reklamimin e “The Vagina Bible” të Jennifer Gunter u refuzuan.

Ndërsa përmbajtjet pa këto fjalë u pranuan.

Facebook tha për BBC News se po heton pretendimet.

Ndërsa postimet e bllokuara në Twitter u rikthyen më vonë. Ndërsa postimet në Facebook ku u përdorën fjalët ‘vagina’ dhe ‘shëndeti vaginal’ u lejuan.

"Vagina është një term anatomik dhe jo një fjalë" e ndyrë,"-shkroi mjekja Jennifer Gunter në Twitter.

Ndërsa shumë përdorues të mediave sociale kritikuan vendimet e platformave.

Ata pretenduan se vendimi barazon anatominë e femrës me pornografinë dhe kontribuon në tabutë socialë rreth organeve të grave.

Gunter, libri i së cilës synon të edukojë gratë në lidhje me shëndetin vaginal, tha për BBC se është "qesharake" që botuesi i saj nuk mund të blejë reklama për një libër në lidhje me vaginat ku përmendet fjala ‘vaginë’.

“Çdo fjalë që përdoret në fjalorin mjekësor mund të përdoret kudo. Është term anatomik,”-tha ajo.


EMISIONET