Një "ushtar shumë profesional" besohet të jetë përgjegjës për një seri prej 1 milion dollarësh grabitje të armatosura në shtëpi luksoze Home Counties të Britanisë së Madhe. Dedektivët thonë se kërkimi i përpiktë dhe përdorimi i dhunës ekstreme nga sulmuesi i vetëm i quajtur si 'Night Watcher" (mbikëqyrësi i natës), sugjeron se hajduti i armatosur ka shërbyer më parë me forcat e armatosura.

Një nga viktimat e tij, Chloe Stiff, u godit në stomak kur ajo ishte shtatzënë. Prindërit e saj Catherine dhe Robert u shfaqën në Crimewatch mbrëmë, duke e quajtur atë një frikacak. Hajdut besohet se vendosë fillimisht objektivat e tij për disa javë në mënyrë që të kuptojë intimitetin dhe ardhjet e banorëve të pasur dhe të mësojë vendet e kasafortave dhe sendeve të çmuara. Besohet gjithashtu se 'hajdut inteligjent i mirëfilltë' ka hyrë në disa prej pronave para bastisjeve me qëllim që të kuptojë më mirë dhomat.

Kamerat e sigurisë kanë kapur njeriun që besohet të jetë përgjegjës për sulme të armatosura.

Në një grabitje, ai ishte aq i bindur se alarmi nuk do të bëhet sa kaloi më shumë se një orë me banorët derisa grumbulloi të gjitha sendet që dëshironte të vidhte.

Inspektori Dee Fielding, nga Policia e Surrey, tha se përdorimi i lidhjeve kabllore, niveli i planifikimit dhe besimi i tij në kryerjen e sulmeve të tilla vetëm sugjeruan se ai kishte një sfond të forcave të armatosura.

"Secila prej këtyre vjedhjeve ka qenë jashtëzakonisht shqetësuese për viktimat e përfshira. Ne nuk besojmë që kjo të jetë puna e një hajdut oportunist, por dikush që ka njohuri dhe aftësi të specializuara - ndoshta nga forcat e armatosura ose nga një sfond i ngjashëm për shkak të mënyrës se si ai ka vepruar dhe rrethanat e çdo incidenti", tha Fielding.


/Ora News.tv/