Ushtarakët me kuletën e vogël, por zemrën e madhe. Ja çfarë bënë në Farkë të Vogël

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2019-2020, efektivët e Policisë Ushtarake vendosën të suprizonin disa prej nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Farkë e Vogël”, familjet e të cilëve i kanë të pakta mundësitë ekonomike.

Efektivët e Policisë Ushtarake u kujdesën që këtyre fëmijëve, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike, të mos u mungojë asgjë për të nisur vitin e ri shkollor 2019-2020.

Gjatë takimit me nxënësit, prindërit e mësuesit, ministrja Xhaçka vlerësoi efektivët për solidaritetin e treguar në raport me komunitetin në zonat ku ata janë të dislokuar.

Xhaçka: Unë e them shpesh që ushtarakët mund ta kenë kuletën e vogël, por e kanë zemrën shumë të madhe dhe gjeste të tilla janë pak a shumë si ato që bëjnë prindërit për ju çdo ditë. Nuk ka rëndësi cilat janë kushtet ekonomike apo mundësitë që kemi sepse kur bëhet fjalë për fëmijët, çdo gjë bëhet me vëmendje dhe dashuri të jashtëzakonshme. Në këmbim shpresojmë t’ju gëzojmë sadopak dhe t’ju marrim premtimin se do të mësoni e do të merrni nota të mira. Kështu dhe do të bëheni të zotët e vetes dhe nesër do të jeni ju këtu ku jemi ne. Ne do të krenohemi që në një moment të caktuar kemi ecur përdore me ju. Dhe jam e sigurt që edhe ju do të bëni të njëjtën gjë për të tjerët.

Nxënësit e familjeve në nevojë të shkollës 9-vjeçare “Farkë e Vogël”, gjithashtu vizituan Muzeun e Forcave të Armatosura, ku panë nga afër mjetet, pajisjet dhe armatimin që luftëtarët dhe ushtarakët shqiptarë kanë përdorur në vite.

Bashkëpunimi me komunitetin është një traditë në radhët e FA, ku në shumë raste efektivët kanë ndihmuar në plotësimin e nevojave që kanë banorët në çdo qark të vendit.

EMISIONET