U.S Open/ Kalojnë të mëdhenjtë, "derbi" gjerman në raundin e tretë

U.S Open/ Kalojnë të mëdhenjtë, "derbi" gjerman

Roger Federer ka kaluar pa vështirësi në raundin e tretë të U.S Open. Tenisti zvicerian mposhti francezin Benoit Peire 7-5, 6-4, 6-4 në 1 orë e 56 minuta.

Në raundin e ardhshëm, Federer do të gjej përballë australianin Nick Kyrgios, që vjen në këtë raund me një të përbashkët me yllin zvicerian, eliminoi një tenist francez. Kyrgios mposhti me shumë vështirësi Pierre-Hugues Herbert 4-6, 7-6, 6-3, 6-0.

Në raundin tjetër kaloi edhe tenisti serb Novak Djokovic që kaloi pa vështirësi gjermanin Tennys Sandgren 6-1, 6-3, 6-7, 6-2. Në këtë raund, Djokovic do të gjej përballë numrin 26-të në klasifikimin e përgjithshëm, francezin Richard Gasquet që kaloi një serb për të ardhur në këtë fazë, pikërisht Laslo Djere 6-3, 7-6, 6-3.

Edhe gjermani Alexander Zverev arriti të kualifikohet në raundin e tretë të U.S. Open. Ai mposhti 6-4, 6-4, 6-2 ndaj Nicolas Mahut. Zverev do të përballet me një tjetër gjerman në raundin e tretë, Philipp Kohlschreiber, i cili fitoi 6-7, 6-3, 6-2, 6-0 ndaj Mattheë Ebden.

Derbi polak mes Hubert Hurkacz dhe Marin Cilic i ka "buzëqeshur" këtij të fundit. Në raundin tjetër Cili do të përballet me belgun David Goffin që mposhti hollandezin Robin Haase, 6-2, 6-7, 6-3, 6-2.

EMISIONET