Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është kthyer në të vetmin spital ku shqiptarët preferojnë të kurohen, kjo ka sjellë një situatë të vështire madje alarmante për stafin e kësaj qendre pasi është e vështirë të përballohet. Sipas shefit të shërbimit të kirurgjisë, Ylli Ziçishti, spitalet e rretheve apo ato rajonale duhet të marin më shumë pergjegjësi, që të mos i lënë pacientët që të vijnë ndonjëherë edhe kot në Urgjencën e Tiranës. Sipas Ziçishtit, Ministria e Shëndetësisë duhet të përqëndrojë vëmendjen e saj në këtë problem, i cili parandalon problemet në të ardhmen. Në urgjencën kirurgjikale në QSUT janë kryer më shumë se 300 operacione gjatë verës, shumica e të cilëve ka qenë të ardhur nga rrethet.

/Ora News.tv/