Uragani Florence, vullnetarët shpëtojnë 6 qen të braktisur në një kafaz të mbyllur

Uragani Florence, vullnetarët shpëtojnë 6 qen të braktisur

Disa heronj vullnetarë kanë shpëtuar gjashtë qen të braktisur në një kafaz të mbyllur në Karolinën e Veriut. Qentë rrezikonin të mbyteshin nga uragani i fuqishëm Florence.

Video e shpëtimit të qenve është bërë virale në internet dhe tregon qentë të dëshpëruar që dikush ti nxirrte nga kafazi.

Ata u gjetën në një pronë në Leland dhe pronarët e tyre i braktisën aty kur u larguan për shkak të uraganit, pa menduar për jetë e kafshëve shtëpiake. 

Kur vullnetarët mbërritën aty kafazi pothuajse ishte mbushur me ujë ndësa niveli i përmbytjeve pritej të rritej me shpejtësi.

EMISIONET