Brenda këtij viti Ura e Hoshtevës në bashkinë e Libohovës, e cila është monument kulture do të restaurohet. Kështu ka deklaruar ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

Në një intervistë për “Libohova Online”, ministrja ka shpjeguar se plani për restaurimin është bërë dhe se kjo urë është në prioritetet e qeverisë në vitin 2018.

Kumbaro: Unë e kam deklaruar tashmë disa muaj më parë, që ndërhyrja konsoliduese në urën e Hoshtevës është në radhën e planeve të vitit 2018. Pa dyshim që e kam në vëmendje! Siç kam në vëmendje edhe shumë objekte të tjera në të gjithë Shqipërinë, sepse kjo është detyrë e Ministrisë së Kulturës. Por kjo bëhet me planifikim dhe jo me improvizime. Ministria në planet e veta të ndërhryjes dhe të investimeve vepron me radhë prioritetesh dhe jo sipas zhurmës së ditës. Edhe si deputete unë e kam konfirmuar këtë projekt të qeverisë për ta realizuar në vitin 2018. Në këtë moment po punohet për përditësimin e plotësimin e projektit ekzistues dhe do të futet në zbatim sapo të miratohet versioni përfundimtar, por edhe të stabilizohet moti për të punuar në kushtet të cilat favorizojnë ndërhyrjen në sit.

Ura kryen edhe funksion praktik pasi lidh fshatra të Zagorisë

/Ora News.tv/