Universiteti i Durrësit mbështet protestën e studentëve, heq të gjitha tarifat në kompetencë të tyre

Universiteti Aleksandër Moisiu i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje senati më përfaqësues edhe të Këshillit Studentor ditën e sotme.

UAMD, ka vendosur që të mbështesë protestën e studentëve bashkë me 8 pikat që ata kanë paraqitur, informon gazetari i emisionit "Arena" Isa Myzyraj.

UAMD, është pro përgjysmimit të tarifave të studimit, dhe  do t’i kërkojë Bordit të Administrimit llogaritjen e diferencës në buxhet që shkakton kjo ulje dhe më pas të adresojë këtë kërkesë në Ministrinë e Arsimit.

Gjithashtu UAMD, ka vendosur unanimisht heqjen e të gjitha pagesave për vërtetime që merren nga studentët e këtij universiteti aktualisht me pagesë.

EMISIONET