United në sulm për yllin e Juventus, City tenton të përfitojë

United në sulm për yllin e Juventus, City tenton të

Manchester United i kthen reston Juventusit dhe është gati për të rrembyer yllin e saj të mbrojtjes, Joao Cancelo.

Mbrojtësi portugez ka dalë shpesh nga planet e trajnerit Massimiliano Allegri dhe duket se është gati për të përjetuar një emocion të ri. "Djajtë e kuq" kanë nisur të lëvizin në këtë aspekt dhe pas interesit të bardhezinjve për mesfushorin Paul Pogba, duket si një formë hakmarrje nga ana e tyre.

Manchester United tashmë ka qenë në kontakt me agjentin, Jorge Mendes për yllin portugez. Por, interes për Cancelo ka shfaqur edhe Manchester City janë gjithashtu të gatshëm të përfitojnë nga kjo situatë.

Sipas "Corriere dello Sport", Juventusi mund të vendosë të shesë nëse skuadra e interesuar përpilon një ofertë prej së paku 50-60 milionë euro. Sirenat angleze kanë nisur të bien, Fabio Paratici duhet të thotë fjalën e fundit.

EMISIONET