Uniformat e policisë, PD akuza për aferë korruptive

Uniformat e policisë, PD akuza për aferë korruptive

Drejtuesja e departamentit të antikorrupsionit në PD, Lealba Pelinku në një deklaratë për mediet denoncoi tenderin prej 30 milionë eurosh të Ministrisë së Brendshme për uniformat e policisë.

Pelniku bën me dije se nëpërmjet saj favorizohet klienti i qeverisë.

Pelinku: Kur bëhet fjalë për abuzimin me miliona euro, Sandër Lleshaj nuk ndryshon nga paraardhësit e tij Saimir Tahiri apo Fatmir Xhafaj.

Gjuetia e preferuar e Ministrave të Brendshëm të Edi Ramës është tenderi 30 milionë euro me uniformat e policisë. 

Kësaj rradhe, mënyra e gjetur për të vjedhur është paracaktimi i fituesit përmes shkeljes së procedurave ligjore për rregulla të barabarta loje dhe konkurencë të drejtë në treg. 

Për të përjashtuar garën në tenderin e hapur pak ditë më parë, Ministria e Brendshme ka përgjysmuar afatin minimal të parashikuar në ligj për t’u bërë pjesë e tenderit dhe për të plotësuar kushtet e tij. 

Ligji i Prokurimit Publik parashikon një afat minimal 52 ditor, por Sandër Lleshaj, në shkelje të ligjit, ka vendosur shkurtimin e afateve për ata që duan të konkurojnë në 24 ditë.

EMISIONET