Në muajin mars, bibliotekat e shkollave do të pasurohen me 300-400 tituijt e rinj. në fakt këto janë libra artistike të propozuara nga vetë nxënësit e shkollave 9-vjeçare, dhe të mesme që janë bërë pjesë e projekti unë lexoj, kur zgjidhen librat e preferuar dhe sugjerohen edhe për bashkëmoshatarët.

Diora Llubani është nxënëse në klasën e 8, sugjeron Harry Poterin, por edhe shumë botime të tjera. Ajo thotë se ka lexuar mbi 100 romane, dhe e sheh këtë si të vetmen mënyrë për ta larguar nga bota e internetit që ka mbërthyer këtë moshë.

Zv ministrja e Arsimit Besa Shahini tha se një komision i posaçëm do të bëjë përzgjedhjen e propozimeve.

Shahini: Kemi vendosur si ministri që librat që do t'i çojmë në biblioteka do t'i vendosim bashkërisht me lexuesin, pra me nxënësit. Nuk ka kuptim që të çojmë libra që ju nuk i pëlqeni.

1200 nxënës të shkollës së mesmeve kanë dhënë mendimet e tyre, ndërsa nxënsit që kanë lexuar më tepër u vlerësuan me certifikata mirënjohje nga ministria e arsimit.

/Ora News.tv/