Unë dhe Europa, rrugëtimi 20 vjeçar i Shqipërisë vjen në ekspozitë

Unë dhe Europa, rrugëtimi 20 vjeçar i Shqipërisë vjen

Historia e rrugëtimit të përbashkët mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian gjatë këtyre 20 viteve vjen për publikun në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në një hapësirë ekspozitive nga duke filluar nga dita e sotme deri në datën 16 dhjetor. Në fjalën e tij drejtuesi i Fondacionit Shoqëria e hapur për Shqipërinë i cili mbështet këtë aktivitet theksoi rëndësinë e kësaj ekspozite për t u njohur me këtë pjesë të historisë.

Unë dhe Europa është hapësira e ekspozitës që i dedikohet rrugës nëpër të cilën Shqipëria ka ecur gjatë këtyre 20 viteve me aspiratën e saj për t iu bashkuar familjes së madhe europiane.

Përfaqësuesi i delegacionit europian, Sylvian Gambert shpreh se ekspozita është një dëshmi e gjallë e këtij rrugëtimi nëpër të cilin Shqipëria ka kaluar.

Gambert: Ekspozita Unë dhe Europa është një dëshmi e gjallë e historisë së këtij rrugëtimi i cili nuk ka qënë i lehtë dhe me rëndësi është që njërëzit të njihen këtë pjesë. Ne do të jemi gjithmonë përkrahë jush derisa ju të jeni antarë me të drejta të plota të familjes tonë të madhe, Bashkimit Europian.

Sokol Dedja nga Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme nënvizoi rëndësinë e transparencës gjatë procesit të integrimit.

Dedja: Kemi një mbështetje shumë të lartë në procesin e integrimit europian. Ajo që na duhet është një kuptim pak më i thellë i sfidave sepse procesi është pak i ngarkuar me sfida sepse procesi është i ngarkuar me sfida dhe foto që pashë janë përzierje suksesesh, vështirësish, sfidash. Tani kjo linjë kohore do vazhdojë dhe shpresojmë që hapi i rradhës të jetë jo shumë i largët. Ne si Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme jemi duke u përgatitur për procesin e negociatave dhe jemi duke u përgatitur për atë që na intereson më shumë këtu, për përfshirjen e shoqërisë civile, grupeve të interesit në procesin e negociatave. Kjo është shumë e rëndësishme nga pikëpamja e transparencës.

Kjo hapësirë ekspozitive vjen për publikun me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e hapur për Shqipërinë dhe do të jetë e hapur deri në datën 16.

EMISIONET