Vasili: Unazën po e vjedhin, Rama mashtroi banorët

Vasili: Unazën po e vjedhin, Rama mashtroi banorët

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e cilësoi gjuhë rrugaçërie mënyrën sesi ka reaguar këto ditë kryeministri Edi Rama në lidhje me protestat e banorëve të Unazës së Re. Vasili e sheh si një vepër korruptive projektin e Unazës.

Petrit Vasili: "Përse kjo gjuhë rrugaçërore? Arsyeja është shumë e thjeshtë. Për arsye të 40 milionë eurove, që do ndërtojnë 2,2 km rrugë. Ua kam thënë edhe dje, të një asfalti të Edi Ramës, i cili është më i shtrenjtë se floriri.

Pra te rruga tek Astiri do të kemi një asfalt më të shtrenjtë se floriri. Ku e ka burimin? Cila është bushtra që pjell korrupsionin? Është pikërisht e njëjta qeveri, e cila bën tendera, pavarësisht se Prokuroria shqiptare ka zgjedhur të jetë bashkë hajdute në këto tendera.

Ja ku i keni qytetarë. E dini çfarë keni këtu? Keni 3 tendera. Një copë rruge 2,2 km është ndarë në 3 copa. Qytetarë ju lutem jini të vëmendshëm, bëhet fjalë për një vjedhje ku pranohet në mënyrën më të çmendur dhe më të pacipë në botë, të konkurrojnë firma me zero lekë. 

Ishte këmbanë alarmi që kjo lukuni do trokiste në dyert e çdo shqiptari, trokiti në dyert e banorëve të Unazës së Re. Prisni që të trokasë në dyert e banorëve të zgjatimit të bulevardit. Prisni që të jenë në dyert e secilit nga ju, duke thënë që në emër të së mirës publike ne do të rrëmbejmë
pronën private."

EMISIONET