Unai Emery tha se dëshiron që Arsenal të jetë përsëri në mesin e elitës së Evropës kur  u shfaq në konferencën e tij të parë para gazetareve si pasardhësi i Arsene Wenger.

46-vjeçari u emërua zyrtarisht të mërkurën, 23 maj, si trajner i Arsenalit.

 "Suksesi do të zhvillohet në sezonin e ardhshëm, por si? Duke luftuar për çdo titull. Është shumë e rëndësishme për klubin, pas dy vitesh jashtë Ligës së Kampionëve,të punojë për të qenë skuadra më e mirë në Premier Ligë dhe gjithashtu në botë.- tha Unai Emery

Arsenali nuk arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve në 2017 dhe nuk do të shfaqet as në garën 2018-19, ku prej 1998 merrte pjesë çdo vit

Gazidis zbuloi se spanjolli ishte në një listë të ngushtë prej tëtë trajnerësh në garë për këtë post

"Të  tetë morën pjesë në intervista të gjera dhe asnjëri prej tyre nuk u tërhoq nga procesi", tha shefi ekzekutiv, i cili shtoi se puna ishte më tërheqëse në futbollin botëror. Ne ishim në një pozitë me fat për të emëruar zgjedhjen tonë të parë. Intervista jonë e parë ishte më 25 prill dhe e fundit ishte më 15 maj. Të gjithë anëtarët e bordit u entuziazmuan nga vendimi ynë," tha shefi ekzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis.

Përgatiti: Denis Dushku

/Ora News.tv/