Një nga temat më të përfolura në mediat sportive është se a do të arrij Paris Saint Germain të kthejë rezultatin ndaj Realit të Madridit dhe kështu të kualifikohet në çerekfinalen e Uefa Champions League. 

Që kjo të ndodh tifozët e PSG-së janë duke bërë të pamundurën. Përveç deklaratave dhe koreografive në ndeshjet e fundit, "Ultrasit e PSG" rreth orës 01:30 kanë tentuar të zgjojnë lojtarët e Realit nga gjumi.

Një grup i tyre janë mbledhur para hotelit ku po qëndrojnë "Los Blancos" dhe me fishekzjarre kanë tentuar të bëjnë zhurmën e mjaftueshme që lojtarët të zgjohen.

Pas kaosit që ata arritën të bëjnë, policia franceze arrestoj dy tifozë francez.


/Ora News.tv/