Ulet numri i aksidenteve rrugore, INSTAT: 34 viktima më pak se në 2016

Ulet me 6.3% numri i aksidenteve rrugore në shkallë vendi për dhjetëmujorin 2017 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i të aksidentuarve është 223 persona, nga 257 që ishte një vit më parë, për të njëjtën periudhë.

Ndërkohë numri i personave të plagosur gjatë muajit tetor 2017 është 203, nga 230 persona të plagosur në tetor 2016. Krahasuar me mesataren e personave të plagosur gjatë vitit 2016, ky numër është ulur me 2,9 %.

Sipas INSTAT, në tetor 2017, aksidentet rrugore, në 82,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Në dhjetëmujorin 2017, aksidentet rrugore të cilat kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit zënë 81,5 % të rasteve.

Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup-mosha 25 – 35 vjeç, duke zënë 27,7 % të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke u ulur me 6,5 % me njëjtën periudhe të një viti më parë.

Në tetor 2017, numri i të vdekurve nga aksidentet për 100.000 banorë ishte afërsisht 1 person.


EMISIONET