Aktivistja Gresa Hasa e ftuar në "360 Gradë" në Ora News, ka shpërthyer në të bërtitura për dhunën ndaj grave.

Pjesë nga debati: 

Hasa: Problemi qëndron tek fakti që dhuna në shoqërinë tonë është e normalizuar, që vrasjet kalojnë sikur të jetë një gjë normale. Është absolutisht e frikshme se si njerëzit nuk tronditen nga vrasja dhe dhuna. Të flasësh për këtë çështje nuk do të thotë të trembësh njerëzit. Si mund të prodhojë revoltë përdhunimi i vajzave të mitura. Ty të mungon siguria bazë. Ne po flasim për gjëra bazike. Kjo lloj të shprehuri do të thotë se ka shumë veta që për shumë njerëz që janë aty jashtë janë realiteti i tyre. Asnjë vajzë nuk duhet të ketë frikë të shkojë dhe të denoncojë. Na ka ardhur në majë të hundës. Jam e neveritur nga ky realitet i dhunshëm dhe të gjithë duhet ta kuptojnë që të jetosh këtu është shumë e dhunshme dhe shumë stresante. Ti përballesh me dhunën në të gjitha instancat. 


/Ora News.tv/