Investimet e huaja direkte kanë pësuar një rënie me rreth 4.2% në nëntë muajt e parë të këtij viti ndërsa në tre muajt e fundit shifra e investimeve është e njëjtë me atë të një viti më parë.Gjatë periudhës korrik –shtator në Shqipëri janë investuar 299 milionë euro në sektorin e energjitikës dhe hidrokarbureve.Rënia e investimeve është një rrezik për rritjen ekonomike ndërsa FMN e rishikoi me ulje rritjen ekonomike të Shqipërisë për 2018.

Investimet e huaja direkte janë ulur gjatë 9 muajve të parë të këtij viti. 

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë  të publikuara në bilancin e pagesave tregojnë se në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë në vend pati  rënie të investimeve me 4,2%. 

Ndërkohë gjatë tre muajve të fundit niveli i investimeve të huaja ka qenë i njëjtë me atë të  së njëjtës periudhë të një viti më parë. Fluksi i investimeve të huaja direkte shënoi 299 milionë euro, duke ruajtur nivelin e një viti më parë gjatë periudhës korrik-shtator. Investimet në sektorin e energjisë mbajnë peshën kryesore në investime dhe sipas të dhënave në sektorin e energjitikës janë përqëndruar (59%) hidrokarbureve (12%) dhe ndërmjetësimit financiar (12%). 

Parashikimet për kontributin e investimeve të huaja në ekonominë shqiptare nuk janë shumë pozitive pasi pritet që të mbarojnë projekte të mëdha si TAP apo një sërë hecesh në kaskadën e Drinit.Madje Fondi Monetar Ndërkombëtar rishikoi me ulje rritjen ekonomike  për vitin e ardhswm me 0.4%.Por qeveria argumenton se në projekt ka ende investime madhore të cilat do të zëvendësojnë investimet e mëdha që janë në përfundim.

/Ora News.tv/