UKT apel qytetarëve, të nxitojnë me lidhjen e kontratave

UKT apel qytetarëve, të nxitojnë me lidhjen e kontratave

Kur ende nuk kanë mbetur shumë ditë nga afati për të formalizuar lidhjet e jashtëligjshme me ujësjellësin, UKT i bën thirrje qytetarëve për t’u paraqitur pranë pikave të Ujësjellësit.

Për këtë arsye, stafi i ujësjellësit është vënë në dispozicion të qytetarëve. Sakaq, në sportelet e UKT-së vërehet një interes i lartë i qytetarëve për të lidhur kontrata.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët nuk kanë formalizuar ende lidhjen e tyre me UKT, të paraqiten pranë pikave të kujdesit ndaj klientit për të lidhur një kontratë me ujësjellësin apo për të shlyer debitë e akumuluara. Ndaj, kush ende nuk ka bërë lidhjen e ligjshme me ujësjellësin, të nxitojë deri më 31 janar”, përfundon Ujësjellës-Kanalizime në faqen zyrtare.

Në kuadër të aksionit kundër lidhjeve të paligjshme dhe shpërdorimit të ujit të pijshëm, që ka nisur prej korrikut të vitit të kaluar, grupet e punës së Bashkisë së Tiranës vazhdojnë punën në terren për verifikimin e shkeljeve, ndërkohë që paralelisht po punohet dhe për ndërgjegjësimin e qytetarëve për pagimin e faturave të prapambeturave dhe vendosjes së matësve të rinj të ujit. Për të lehtësuar qytetarët, pro njëkohësisht dhe për të disiplinimin e përdorimit të ujit të pijshëm, Bashkia e Tiranës dhe UKT kanë krijuar mundësinë dhe për lidhjen e akt-marrëveshjeve për pagesën me këste.

EMISIONET