Ujqërit rikthehen në Holandë pas 140 vjetësh

Ekologjistët në Holandë regjistruan residentin e tij të parë të popullsisë së ujqërve në 140 vjet, raportoi BBC.

Ujqërit janë gjuajtur në masë në shumë vënde europiane prej më shumë se nje shekulli por kanë emigruar përsëri ne Evropë së fundmi.

Këto kafshë mendohej fillimisht se kishin kaluar përkohësisht në Gjermani, për t’u rikthyer në vendin e origjinës.

Ekologjistët nga grupet e fushatës FreeNature (në shqip: Natyrë e lirë) dhe Wolven in Nederland (në shqip: Ujqër në Holandë) kanë gjurmuar dy ulkonja  në zonën e Veluwe, duke mbledhur gjurmët dhe sekrecionet e jashtme të tyre nga të cilat ata mund të identifikojnë ADN-në.

Ata u shprehën për BBC Radio 4 se të dhënat e tyre konfirmojnë se njëra nga femrat ka qëndruar pa ndërprerje për gjashtë muaj dhe se  tani mund të konsiderohet  ‘e rrënjosur’.

Një mashkull gjithashtu është parë në zonë, kjo tregon se tufa e parë e ujqërve në Hollandë mund të jetë vetëm çështje muajsh.


EMISIONET