Hoxhara është një prej fshatrave të përmbytur në Bashkinë e Fierit. Por ndryshe nga i gjithë pjesa tjetër, atje problemi i madh për banorët nuk janë dëmet e tokës apo shtëpive, por mungesa e bazës ushqimore për bagëtitë, me të cilat siç thonë ata mbajnë frymën gjallë. Pasojat në fshatin me 400 familje janë të njëjta me ato të dhjetorit të kaluar.

Uji po tërhiqet nga fshatrat e sipërm të Fierit duke u grumbulluar në zonën e Darzezës ku ndodhet hidrovori që i çon në det.

Kanalet kulluese e çojnë me tej në Hidrovor, por kur fluksi është i lartë, uji përmbyt tokat e banesat në fshatin Hoxharë. Situatë e ngjashme me atë që kamera e Ora News solli në fillim të dhjetorit 2017.

200 hektarë tokë dhe 8 banesa janë përmbytur në Darzëzë e Povelcë. ku problemi i madh i banorëve është mungesa e bazës materiale për bagëtitë,

Të vetmet që siç duket i gëzohen situatës janë disa shpendë uji.

Përmes fshatit mund të lëvizësh vetem me çizme, ndërsa për më të vegjlit, zgjidhja janë krahët e më të mëdhejve.

Pasojat në fshatin me 400 familje janë të njëjta me ato të dhjetorit të kaluar, ashtu sic janë edhe kërkesat

Vlerësimet e përmbytjeve të dhjetorit i ka lënë të pakënaqur, ndaj kërkojnë ndihmë pasi vërshimi i ujit për herë të dytë tashmë u ka marrë gjithëcka

Në zonën fundore Hidrovori i Darzezës punon me kapacitet të plotë për të evaduar ujërat e vjosës që përmbytën rreth 5300 hektarë tokë dhe qindra banesa.


/Ora News.tv/