Familjet, të cilat kanë banesat në afërsi të Rrugës së Kombit, vazhdojnë të shkarkojnë ujërat e zeza mbi këtë vepër të rëndësisë së veçantë.

Përveç rrezikut që mund të krijohet nga lagështia, ujërat e zeza të cilat janë të dukshme mbi trasenë e kësaj rruge japin një panoramë të shëmtuar për udhëtarët pasi është hyrja për në qytetin e Kukësit ne nje kohe kur Rruga e Kombit kohët e fundit ka një ngarkesë të madhe të lëvizjes së automjeteve për shkak të sezonit turistik ku mijëra kosovarë përmes kesaj rruge shkojnë në bregdetin shqiptar, ndërsa po emigrantet kosovarë e perdorin këtë rrugë për të shkuar në vendlindje në Kosovë.

Përveç derdhjes së ujërave e ujërave te zeza mbi trasenë e rrugës, skarpatës i janë vjedhur tërësisht rrjetat metalike mbrojtëse dukë rrezikuar udhëtarët që përshkojnë këtë autostradë nga fenomeni i rrëshqitjeve të dherave e gurëve.

Fenomeni ka marrë përmasa të mëdha, pasi persona të paidentifikuar kanë vjedhur të gjitha rrjetat në gjatësi 800 metra.

Ndonëse vjedhja e rrjetave mbrojtëse cilësohet tepër shqetësuese deri më tani asnjë person nuk është ndjekur penalisht për dëmtimin e autostradës.

Pavarësisht se policia vazhdon patrullimet në këtë aks, nga Kalimashi në Kukës e deri në Morinë, sërish autostrada vazhdon të dëmtohet.

/Ora News.tv/